Agjërimi për tre ditë, rigjeneron tërë sistemin imunitar
Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë deklaruar se agjërimi, qoftë edhe për tri ditë, mund të rigjeneroj tërë sistemin imunitar te njerëzit.
Sa i përket gjetjes së metodave për përmirësimin e sistemit të imunitetit, hulumtuesit e kanë përshkruar studimin e tyre si të jashtëzakonshëm,
Ndër njerëzit që mund të përfitojnë më së shumti nga ky zbulim janë ata që e kanë sistemin e dobët të imunitetit, si p.sh., pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë, njerëzit e vjetër etj.
Në fazën eksperimentuese të studimit, disa njerëz kishin agjëruar dy deri në katër ditë, për një periudhë gjashtë mujore. Hulumtuesit pastaj kishin zbuluar se agjërimi kishte ndihmuar në prodhimin e një sistemi të ri të imunitetit, e gjithashtu edhe e kishte zvogëluar enzimën PKA, hormon i cili e rrit rrezikun e kancerit.
Shendetshem