Te gjithe shqiptaret e viteve `80-`90, e kujtojne aktoren e bukur italiane Ornella Muti.
Per me teper e mbajne mend per filmat shume te dashur per publikun perkrah Adriano Celentanos dhe Francesco Nutit.
Ornella ka qene ne ate kohe ne Itali simbol i bukurise ne vitet `80.
Madje ajo eshte shfaqur edhe ne pasarele se fundmi gjete sfilates Haute Couture, për miken e saj disenjatore, Ulvana Sergeenko. Shikojme se koha që shkon vetëm sa konfirmon atë që ajo ende është, një ikonë e vertete bukurie.
Kujtojme se eshte ne moshen 65 vjecare dhe kjo ka treguar se asnjehere nuk eshte vone per te ndryshuar vizionin e vetes e per eksperienca e bukura.
Ndersa aktori Francesco Nuti, pas nje aksidenti te keq dhe një periudhe rehabilitimi në një klinikë të Romës, kujdestarinë e tij tashmë e ka marrë e bija. Ai këtë vit mbush 65 vjeç. Kujtojmë se Francesco ka qenë pjesëmarrës edhe në Sanremo por megjithate ka mbetur pa mundesi per te folur qe pas aksidentit dhe vetem ecen, degjon e shkruan.