A janë të dashur Atdhe Xharavina dhe Bora Zemani? Deri tani gjithçka është në fazën e aludimeve. Atdheu ishte konkurrent në “Përputhen” 2, ndërkohë që bukuroshja Zemani, moderatore e programit.
Atdheu ra menjëherë në sy për sharmin e tij mashkullor dhe një trup fantastik e të palestruar. Ai krijoi një lidhje me njërën nga vajzat e “Përputhen”, Sarën, e cila mori fund pas një periudhe të shkurtër.
Që atëherë, Atdheu ka provokuar vazhdimisht në publik, duke treguar dobësinë që ka për Borën dhe se ajo është femra që ai ka pëlqyer më së shumti në program dhe jo konkurrentet.
Disa komente së fundmi mes Antonelës dhe Atdheut kanë ngritur të tjera dyshime për lidhjen mes tyre. Atdheu ka bërë një status në “Instagram”, ku shprehet: “Askush nuk është ti dhe kjo është fuqia jote”.