Nishanet mishtore janë rritje të vogla dhe të padëmshme që zakonisht gjenden në pjesët e lëkurës që fërkohen me njëra-tjetrën si sqetullat, qafa dhe qepallat.
Ato quhen gjithashtu edhe akrokordone. Nuk ka trajtim specifik për to, por mund të hiqen nëse të bezdisin ose shqetësojnë.
Nishanet mishtore zakonisht zhvillohen në pjesë të caktuara të trupit ku lëkura dhe përfshin vende si:
Qafa
Sqetullat
Qepallat e syve
Ije ose brenda kofshëve
Nën gji
Zakonisht mund të përjetoni një irritim të lëkurës për shkak të fërkimit.
Kjo mund të ndodhë kur veshja, rripi i sigurimit, bizhuteritë apo një send tjetër i përditshëm fërkohet me lëkurën, të cilat shpesh mund të shkaktojnë parehati të konsiderueshme.
Faktoret e rrezikut
Besohet se disa faktorë mund të diktojnë nëse do të keni ndonjë nishan mishtor. Këta faktorë përfshijnë këta elemente:
Mosha: nishanet shihen më shpesh tek të moshuarit.
Gjenetika: Njerëzit që kanë një histori familjare të nishaneve mishtore që kanë më shumë gjasa t’i përjetojnë ato.
Diabeti: Hulumtimet kanë treguar një lidhje midis diabetit të tipit 2 dhe nishaneve mishtore.
Sindroma metabolike : kjo ndodh nëse keni të paktën tre nga këto: presion të lartë të gjakut, sheqer të lartë në gjak, trigliceride të larta, bark i madh, kolesterol të ulët të mirë (LDL).
Obeziteti : Nishanet mishtore janë më të zakonshme tek njerëzit me obezitet.
Nivelet e hormoneve: Një çekuilibër i estrogjenit dhe progesteronit mund të rrisë rrezikun e nishaneve mishtore në lëkurë.
Ka disa metoda të ndryshme për heqjen e nishaneve mishtore, të cilat do të duhet të kryhen nga një dermatolog:
Kriokirurgjia: Përdor të ftohtin ekstrem për të ngrirë indin e lëkurës
Elektrodezikimi: Përdorimi i rrymës elektrike nëpërmjet një gjilpëre të vogël për ta goditur nishanin që në rrënjë.
Terapia me lazer: Përdor energji nga një pajisje me dritë lazer.
Heqja kirurgjikale: Procesi i prerjes së nishanit mishtor që në bazën e tij. shiko.news