Sonila Meço ka treguar pa dorashka për fillimet e saj të karrierës si moderatore.
E ftuar në ‘Pardon my french’, ajo kujtoi se si spikere lajmesh ka qenë një tmerr dhe ish drejtori i RTSH kishte telefonuar punëmarrësin e saj për t’i thënë ‘Kush është ajo skandaloze’.
Gazetarja tha se ka qenë Pandi Laço ai që i ka sugjeruar të bëhej pjesë e botës së televizionit.
“Pandi Laço më telefonoi dhe hodhi një ide, më tha ke trupin, ke imazhin, pse nuk e provon. Provën e kam bërë me Artur Bejzaden, bëhej fjalë për emision sporti. Ai ishte një emison sportiv dhe mua më veshën një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, isha shumë e dobët.
Në lajme kam qenë një tmerr. Më kujtohej Martin Lekaj që i shkruan Aleksandër Frangaj dhe i thotë kush është kjo skandaloze që ke marrë,” u shpreh Sonila.
Ndërkohë, sa i takon luftës Rusi-Ukrainë, ajo u shpreh se është shumë e kujdesshme në informacionet që merr duke qenë se propaganda ndikon shumë në dezinformim. Sipas Sonilës, gjithçka po ndodh është për faj të Putin.
“Duhet të kesh mendjen e një diktatori që ta bësh këtë. Do jetë e gjatë, lufta mund të jetë më e shkurtër, po lufta nuk është vetëm bombat. Ajo është tashmë përtej,” u shpreh ajo.
Gazetarja ishte e mendimit se lufta është një mësim për gjithë botën, që të mos i jepet drejtimi i një shteti “çdo aventurieri”.