Një grua e re ka thënë në një deklaratë se shtatëzania i ka bërë shumë ndryshime në trup e madje lista e ndryshimeve ishte aq e gjatë sa të befasonte.
Sipas organeve shëndetësore njihen ndryshime si dhimbja e trupit, gjintë e fryrë dhe lodhja e pashpjegueshme ekstreme.
Por rezulton se shtatëzania mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të mbajtur lente pra kokërdhokët e syrit ndryshojnë madhësi e për pasojë nuk përshtaten më me lentet.
“Prandaj, rekomandimet e reja tregojnë se vendosja e syzeve të reja dhe lenteve të kontaktit duhet të shmangen gjatë shtatzënisë ose të paktën të shtyhen për disa muaj pas lindjes”.
Organizata e shëndetësisë në një publikim së fundmi ka deklaruar: “Shumë gra shtatzëna mbajnë lëngje të tepërta në trup dhe ky efekt anësor i zakonshëm mund të ndryshojë trashësinë dhe formën e kornesë tuaj (kokërdhokut të syrit). Kjo mund të çojë në shtrembërim të shikimit pastaj.”
Prandaj kini kujdes nëse bëni vizitë të okulisti përgjatë shtatëzanisë pasi ai mund tju thote që keni probleme madhore e ndërkohë janë kalimtare pas lindjes.
“Këto ndryshime zakonisht largohen pas lindjes ose pasi të ndaloni ushqyerjen me gji”. Por sic thotë edhe shprehja : “Sa më shumë të dini, aq më shumë do të donit të mos e dini.” SHIKO.NEWS