Pas një dite të gjatë, nuk ka ndjesi që krahasohet me rehatinë në krevat. Por a duhet të shtrihemi mbi të kur jemi akoma pa ndërruar rrobat që kemi mbajtur veshur gjithë ditën? Ndërsa disa prej nesh e kanë problem të veshin brenda në shtëpi rrobat që kanë për të dalë, disa të tjerë nuk shohin asnjë problem këtu.Shumë njerëz mendojnë se rrobat e jashtme janë të pista dhe duan të ndihen të pastër në shtrat. Por realiteti është se ne të gjithë e kemi bërë atë [kur kemi] ardhur vonë në shtëpi ose kemi pasur një ditë të vështirë, por në shumicën e rasteve ne duam më shumë rehati sesa rrobat e jashtme gjithsesi. Por pavarësisht se ku qëndroni në debat, pyetja e vërtetë është kjo: A është në të vërtetë e sigurt të veshësh rrobat e jashtme në shtrat?
Ndërsa mikrobet nga jashtë mund të ngjiten në rrobat dhe trupin tuaj, në përgjithësi, veshja e sendeve të jashtme në shtrat (ose edhe vendosja e bagazheve, çantat dhe gjërave të tjera që kanë qenë jashtë në çarçafë) nuk përbën shumë rrezik për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Është e sigurt për sa i përket infeksionit, sepse trupi juaj – dhe bakteret e tij normale – janë në gjendje të luftojnë [këto] kërcënime.
Pavarësisht këtij fakti, duhet theksuar se njerëzit kanë ndjenja të forta për tolerancën e tyre ndaj mikrobeve. Bakteret janë kudo në sistemet tona, nga lëkura në traktin gastrointestinal në gojë. Ato luajnë një rol të madh për të na mbajtur mirë. Po, jashtë gjithashtu ka mikrobe, por njeriu duhet të ketë një ekuilibër. Bakteret janë kudo dhe ju nuk mundeni, as nuk do të dëshironit të jeni plotësisht të çliruar prej tyre.
Përjashtime të dukshme
Sigurisht që ka disa gjëra që nuk do të dëshironit t’i sillnit në shtratin tuaj nga jashtë dhe këtu e kemi fjalën për kimikatet, polenin, djersën, derdhjet e kafesë në metro dhe më shumë gjëra nga jashtë, por ato janë mjaft të dukshme dhe shpesh e dini kur hyni brenda.
Puna në një punë të rrezikshme
Çdo mjedis ku keni ekspozime mjedisore, duhet të keni rroba të veçanta, psh nëse punoni në spital, pastrim etj. ju do të keni një uniformë. Por nëse punoni me kimikate pa mbulesë mbrojtëse sigurohuni që të ndryshoni para se të pushoni.
Ekspozimi ndaj alergjenit
Kur jeni jashtë prekja dhe rrëshqitja e rrobave tuaja në sipërfaqe të tjera është e pashmangshme – dhe kjo mund të rezultojë lehtësisht në ngjitjen e polenit dhe alergjenëve të tjerë në rrobat tuaja. Ne jemi të ekspozuar ndaj shumë gjërave në botën e jashtme – për shembull, fërkimi me një makinë mund të transferojë diçka në shtrat – por problemi më i madh janë alergjenët, si poleni, që ngjiten në rrobat tona.
Megjithatë alergjenët janë si bakteret: Është e rëndësishme të arrihet një ekuilibër, pasi të parët (ashtu si të dytët) janë gjithandej rreth nesh dhe të vështira për t’u shmangur. Nëse vëreni ndonjë irritues të dukshëm, si qimet e maces apo qenit, rekomandohet që t’i fshini me fshesë me korrent përpara se të uleni në shtratin tuaj.
Rrobat e djersitura
Ndërsa nuk paraqesin rrezik të vërtetë për shëndetin, ekspertët tanë këshillojnë të mos vishni rroba të djersitura në shtrat. Arsyeja? E thënë thjesht, nuk është e favorshme për të fjetur.