Thuhet se edhe gjatë javës së ardhshme parashikohet të ketë reshje shiu ndërsa bora do të vijojë në zonat e thella malore.
Sinoptikanet thone: “Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë të konsiderueshme. Në vendin tonë kanë rënë nga 40-70 mm shi. Më të dukshme këto reshje kanë qenë në zonat jugperëndimore të vendin. Ndërsa reshjet e borës janë shfaqur në zonat malore, por më të dukshme kanë qenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Në zonat malore kemi pasur disa cm reshje bore, ndërsa në zonat e thella deri në gjysmë metri…”
Mirepo per kryeqytetin tone, Tirana, nuk do të zgjohet e bardhë gjatë ndërrim të viteve, pasi sipas sinoptikanëve do të ketë reshje shiu, por jo me intensitet të lartë.
“Momentalisht, nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e borës.”
Reshjet e dëborës do të jenë prezente por pritet të jenë në sasi shumë të pakët në zonat e thella malore. Momentalisht nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e dëborës.
Gjatë ndërrimit të viteve pritet të kemi reshje të herë pas hershme të shiut, por në sasi të pakët, të jenë të izoluara dhe jo reshje me intensitet. Situatë në bregdet pritet të normalizohet. Parashikohet që stuhia të largohet dhe era të pushojë.”