Kur menduam se surprizat e Shkurtit mbaruan me motin e acartë, java e tij e fundit na sjell ekst remin tjetër. Sinoptikanët parashikojnë për ditët në vijim mot me diell, dhe temperatura që arrijnë mbi 20 gradë celsius, tipike këto të muajit Maj.
“Pritet që temperaturat maksimale të shkojnë deri në 20 gradë, në zona të veçanta edhe më shumë se 21 apo 22 gradë, temperatura të matura në hije që do i ndjejmë edhe si 26 apo 27 gradë, pra tipike e vlerave të muajit Maj.
Në shumë zona pritet të jenë edhe me 6 apo 7 gradë më të larta sesa duhet të jenë”.
Temperaturat do të kulmojnë të premten, pasi një masë ajrore nga veriu i Afrikës do të sjellë edhe pluhurin e Saharasë.
“Pritet që kjo re rëre të përfshijë edhe të gjithë Ballkanin dhe Shqipërinë ditën e premte dhe në fundjave. Është një re që do të duket qielli si gri, por që do të jetë nxehtë. Një ndotje ajri, por momentale”.
Edhe pse mesi i muajit Shkurt solli temperatura deri në minus 16 gradë, ai sërish cilësohet nga sinoptikanët më i ngrohte sesa mesatarja