Komiteti teknik i eksperteve eshte duke diskutuar per mundesine e aplikimit te masave te reja kufizuese ne kuader parandalimit te perhapjes se infeksionit te koronavirusit.
Prandaj behet e ditur se nder propozimet e ngritura nga ekspertet te jene mbyllja e vendit para ores 22:00 e cdo aktiviteti dhe ndalimi i festave ne grup ne fundvit e gjithashtu zgjatja me shume e pushimeve dimerore per institucionet arsimore. Ketu propozimet vijne qe shkollat te mbyllen fundjaven tjeter me date 18 dhjetor e deri ne 10 janar, duke rifilluar ne date 11 janar.
Sidoqofte vendimet do publikohen javen qe vjen dhe gjithashtu ka edhe lajm te mire.
Eugena Tomini na qeteson pak duke thene qe rastet e reja kane qene me te qendrueshme tani, por e mbyll me disa fjale dhe keshilla per ne.
“Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për mos t’u kërkuar ndihma spitalore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohej shtrimi në spital.
Duhet të theksohet që një njeri që ka kaluar COVID-19 mbart mbrojtje kundrejt virusit pavarësisht që kjo nuk reflektohet në testin serologjik. Por, sërish duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse, për të minimizuar infeksionet e tjera, por edhe një riekspozim i mundshëm.”
Nga aplikimi i testeve të shpejta dhe shtrirja e tyre pas 20 dhjetorit, edhe në rrethe pritet identifikimi më herët i rasteve pozitive dhe izolimi i tyre. Ndërkohë, deri tani në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka raste të konfirmuar me gripin e stinës, fillimi i të cilët pritet ta rëndojë edhe më tepër situatën.