Sara dhe Lori Hoxha, producentet e “Big Brother Vip Albania”, ishin të ftuara për një intervistë në ‘Pardon my french’, ku kanë zbuluar më tepër për këtë reality show. Teksa u pyetën për suksesin e spektaklit, ato thanë se ishte e pritshme pasi personazhet e famshëm përqafohen më shpejt nga publiku.
Lori: “Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip Albania”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson. Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli për një “Big Brother Vip” të tillë.”
Sara: “Është dhe koncepti VIP-a, pasi që javën e parë ti fillon krijon një afrimitet me dikë që e njihje edhe më parë, fansat janë apasionuar që javën e parë, që muajin e parë.”
Duke qenë se sezoni i parë i “Big Brother VIP” është fare pranë finales, pyetja kryesore që kanë fansat është se a do të ketë një ‘Big Brother Vip 2’ me personazhe të famshëm. Dhe më në fund vjen përgjigja e shumëpritur:
“Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e Big Brother Vip Albania”.