A do të ketë levizje turistësh në Evropë kete vere pasi po perflitet shume kjo ceshtje?
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që më 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.
Dhe ky eshte nje lajm shume i mire per kedo qe do te shkoje ne Itali pritet qe dhe rregullat e udhetimit te ndryshijne por megjithate duhet te jemi te kudesshem me maska dhe doreza.
Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës.
Sa të ndryshme janë për momentin rregullat tregon rasti i Italisë, që kishte një nga numrat më të lartë të infeksionit në botë në raport me popullsinë. Italia shpalli se nga 3 qershori qytetarët e BE-së mund të hyjnë përsëri në vend pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë.
Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober tha në një intervistë: “Unë jam përkrahës i madh i lirisë së udhëtimit, por prapë duhet të jemi të kujdesshëm me Italinë”.
Zvicra gjithashtu u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë për në Itali dhe për momentin vazhdon ta mbajë kufirin të mbyllur.
Pra për momentin situata në Evropë është e paqartë dhe disa vende si Italia mund t’i hapin kufijtë e tyre, por pala tjetër jo. Kjo do të thotë që austriakët ose gjermanët lejohen në hyjnë Itali, kurse italianët nuk lejohen të hyjnë në Austri dhe Gjermani. Dhe Italia vështirë se do ta pranonte këtë situatë në plan afatgjatë.
“Rregullat e higjienës duhet të jenë sa më uniforme të jetë e mundur në të gjithë Evropën,” thotë Klaus Müller, anëtar i bordit të Shoqatës Federale të Qendrave të Mbrojtjes së Konsumatorëve. Përveç kësaj, njerëzit që u përkasin grupeve me rrezik të lartë “duhet të vazhdojnë të përjashtohen prej udhëtimeve për sa kohë nuk ka një vaksinë efektive dhe të besueshme”.