Java qe vjen nga e hena do te kete mote me te qete dhe temperaturat do ngrihen.
Por sot Tirana u zgjua gri dhe me reshja te lehta shiu.
Por ne vendet malore kane filluar reshje te lehta te debores dhe pritet qe temperaturat te pesojne rritje ne vendet malore nga e hena.
Hakil Osmani thote se?
“Reshjet e dëborës do të shfaqen ditën e sotme gjatë mesditës dhe në vijim, por do të jenë reshje të pakta në zonat malore verilindore dhe lindore”.
Në rrugët e zbrazura të kryeqytetit ka pasur dhe reshje të pakta shiu, që sipas meteorologut do të vijojnë përgjatë ditës së sotme.
“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen në territorin shqiptar duke sjellë mbizotërimin e kthjellimeve në vend. Edhe vranësirat do të jenë prezente por do të jenë kryesisht në zonat malore. Vlerat termike do të kenë një rritje të lehtë të tyre në mëngjes ndërsa më e ndjeshmja do të jetë në vlerat maksimale gjatë mesditës duke shënuar dhe 15 gradë Celsius që në fakt janë 2-3 gradë më të larta se vlerat tipike të muajit janar”- tha Hakil Osmani.
Ndersa ne Korce dhe zonat perretj saj duhet te beni kujdes sepse bora ka arrit mbi 2-3 cm ndersa ne zonen e Dardhes rruga kalohet me zinxhira pas km te 6.