500 te infektuar me covid diten e sotme dhe nese kjo shifer nuk do te ulet po pergatitet masat e reja drejt mbylljes.
Andi Koraqi Shefi i laboratorit mikrobiologjik në QSUT ka thene se:
“Rritja është e pritshme edhe përsa i përket sezonit për faktin që sezoni i vjeshtës dhe i dimrit shoqërohen dhe me rritje të virozave respiratore stinore. Mendoj që do të ketë një rritje akoma më shumë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim”- u shpreh Andi Koraqi për report tv .
Ai tha se shkollat e ciklit parauniversitar mund të mbyllen.
“Nëse do të kemi shtim akoma dhe më të madhe të rasteve mund të rishikohen dhe masat e tjera, shkollat e kështu me radhë varet nga parametrat dhe parametri më i rëndësishëm është ezaurimi i kapaciteteve spitalore që për momentin nuk është se vihet re. Mendoj që nuk do të ketë kufizime të mëdhëja për momentin”- u shpreh profesor Koraqi.
Sipas tij, është e domosdoshme përdorimi i testeve të shpejta.
“Sigurisht është e domosdoshme fillimi i përdorimit të testeve të shpejta. Ka një dallim testet e shpejta për të përcaktuar antigenin. Ato që bëhen me real time “pcr” mund të bëhen dhe me teste të shpejta duke dedektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë antigenet”- tha Andi Koraqi.
Ndaj kujdesuni per veten tuaj dhe familjen tuaj.