Në komunikimin e sotem, kryeministri Edi Rama njoftoi se janë siguruar 500 mijë doza të vaksinës.
Ai theksoi se stadium “Air Albania” do të përshtatet për vaksinimin, duke shtuar se vaksinimi nuk do të jetë me detyrim.
“Ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do vazhdojmë të përpiqemi me këmbëngulje dhe pa pushim që plani i vaksinimit të vazhdojë sipas parashikimeve”, deklaroi Rama.