25 prilli po afron dhe zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli shpjegon se procesi i votimit mund të mos përbëjë një risk shtesë për shëndetin e njerëzve. Ndërsa në përditësimet Covid-19 vërehet një rënie e numrit të infektuarve, Rakacolli tregon nëse kjo do të sjellë rishikimin e masave dhe heqjen e orës po licore.
“Padyshim që të gjitha masat janë në varësi të numrave dhe të indiktorëve që monitorojnë situatën. Është numri i rasteve të reja ditore, pozitiviteti i testimeve të bëra, numri i të shtruarve në spital, numri atyre që janë në kujdes intensive, që është shumë e rëndësishme dhe numri i jetëve të humbura.
Ndërthurja e këtyre indikatorëve, na sugjeron ne nivelin e masave që duhen për ti mbajtur të kontrolluar këto indikatorë. Masat janë gjithmonë në përputhje me indikatorët dhe me hetimin epidemiologjik, që ka shumë elementë, por një nga elementët është gjetja e vendeve ku kanë ndodhur infeksionet.
Kjo është arsyeja që u vendos ora pol icore deri në orën 20.00 nga ora 22.00 që ishte më përpara, sepse u pa që një pjesë e mirë e infeksioneve është marrë në restorante pas orës 20.00. Pra në varësi të këtyre do të jenë edhe masat. Kështu që mund të qëndrojnë në këtë nivel, mund të lirohen, të shpresojmë shumë, por nëse situata përkeqësohet mund edhe të shtrëngohet” përfundoi ajo.