A do e marrë për grua Saimiri, apo do zgjedhë Generdën që ka në Gjermani/ Flet Meri: Zoti e di tani

Njëra nga finalistet e Love Story, Meri Murrizi, ka folur për ndjesitë e saj pas spektaklit të natës së 14-të, teksa është shprehur se është shumë e emocionuar.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Meri ka thënë se ‘ende nuk ka zbritur në tokë’. Më tej bukuroshja nga Elbasani ka folur edhe për eli minimin e Xhesit, për të cilën ka theksuar se është një vajzë me plot vlera.

Si ndihesh Meri? Ende s’kam zbritur në tokë, as vetë nuk e kam kuptuar ende që jam në finale.

Si ndihesh tani që je finaliste? Është një ndjesi e veçantë, nuk e shpjegoj dot. Mezi po pres të vijë dhe java tjetër dhe të shohim.

Ke ti një As nën mëngë që do ta përdorësh për të fituar zemrën e Saimirit? Do ta shohim. Me Xhesin kemi pasur shoqëri të mirë me njëra-tjetrën që prej fillimit dhe besoj që edhe në vazhdim do t’i mbajmë kontaktet. Është një vajzë plot vlera dhe i uroj më të mirat e botës. Po vetes tënde çfarë i uron në finale? Çfarë të ketë shkrur zoti.

TwitterFacebookGoogle+Pinterest