“91 vjeç, e pabesueshme çfarë bukurie”, Sharon Stone tregon nënën e saj dhe ja se kujt i ka ngjarë

Sharon Stone ndau një foto të nënës së saj, Dorothy , me miliona ndjekësit e saj në Instagram .

Nëpërmjet profilit që mban në platformë, ylli i Hollivudit ka admiruar bukurinë natyrale të Dorothy Stone, e cila ruhet pavarësisht se i ka mbushur 91 vjet.

Me një pamje nga afër të nënës së saj, Stone u ka shkruar miqve të saj online: “ Mami në moshën 91-vjeçare. E pabesueshme. Bukuri natyrore “.


Fotoja e nënës së saj është nga një mbledhje e fundit familjare e aktores. Që prej asaj dite, ajo ka postuar një foto tjetër, në qendër të së cilës ndodhet 91-vjeçarja Dorothy Stone.

Nënë e bijë kanë pozuar sërish bashkë në fotot që aktorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.