9 vjecarja humb jeten pasi u semure rend nga gripi

Nje familje e hidheruar ka publikuar lajmin se fundmi se vajza e tyre 9 vjece Jasmina nderroi jete pasi ishte semure me grip.
Prinderit e vajzes japin alarmin qe te mos anashkalohet gripi tek femijet pasi ka pasoja fatale.
E njohur ndryshe ne mjekesi si influeza myocarditis, kjo eshte nje gjendje e cila degjeneron ne trupin e femijeve pasi preken nga gripi.

Keshtu ne rastin e Jasmines, ajo filloi te ndjehej e semure ne 9 dhjetor dhe ajo u diagnostikua me grip disa dite me pas. Por gjendja e saj po perkeqesohej dhe dukej sikur i binte te fiket shpesh prandaj prinderit moren ambulancen ta conin ne urgjence. Mirepo atje mjeket zbuluan se virusi kishte arritur deri ne zemren e vogelushes. Pasi miokarditis eshte nje lloj inflamacioni i muskulit te zemres qe shkaktohet nga virusi i gripit.
Keshtu ate mbremje te dates 14 dhjetor vajza pesoi arrest kardiak. Kete gjendje mjeket e shpjeguan duke thene se ndodh kur zemra nuk pompon me gjak per ne tru apo organe te tjera jetesore.

Jasmina edhe pse u vu nen aparatura per mbajtjen ne jete, tre dite me vone ajo mbylli syte pergjithmone.

Babai i Jasmines keshillon prinderit te cilet nuk e marrin seriozisht gripin qe te kujdesen per te pare nese ka shenja te tjera me te renda.

Nese jeni me grip dhe shihni keto simptoma apo disa prej tyre njeheresh duhet te kerkoni ndihme tek mjeku
Nje rritje e papritur temperature 38 grade celsius e lart
Dhimbje trupi
Lodhje dhe ndjenje keputjeje trupore
Kolle e thate dhe dhimbje fyti
Dhimbje koke
Veshtiresi per te fjetur gjume
Humbje oreksi per te ngrene
Diarrea ose dhimbje barku
Disa femije kane dhimbje veshi dhe nuk jane shume aktiv

Por kini kujdes nese papritmas femija juaj mezi merr fryme, nese ka dhimbje ne gjoks apo kollitet me gjak. shiko.news