Ndodh dhe keshtu ku nena nxirret nga shtepia ne rruge pasi ajo e ka rrit femijen e saj pre 80 vitesh.
Keshtu ka ndodhur ne Tirane ku djali ka perzen nga shtepia nenen e tij 86 vjecare.
Esma Toluli ka tre muaj qe nuk jeton ne shtepin e saj pasi ne shtepin e saj jetojn qeraxhi dhe se ajo para se te vinin ata ka firmosur disa letra.
Sipas ekspertit Fatmir Laçej, duhet të kishte kontratë dhurimi që apartamenti t’i kalonte djalit. “Stop” komunikoi me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili thotë se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe apartamenti është lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa u shlyer ajo kredi, thotë Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.
Haxhi Toluli: Alo! Po! Unë e kam marrë atë apartamentin copë-copë, të rrënuar, në 2003-shin, kam investu mbi 22 mijë euro, e kam bërë të ri komplet. Nëna shkon pa dijeninë time, e fut në kredi, në 2014-2015 më tha, kredia është shlyer dhe unë pranova, për të marrë banesën në emrin tim. Ndërkohë unë shkoj në bankë, del ky problemi i barrës.
Gazetarja: Zonja Esma do të hyjë në këtë banesë.
Haxhi Toluli: Pasi të shlyhet ajo kredia, po nuk u shlye ajo kredia, nuk futet asnjë aty nga familjarët e mi. Nëna e ka bë motrën me 3 dhoma, kuzhinë te Astiri. Në momentin, që më liron kredinë me burrni, me noteri, me ça të doni juve, unë vij prapë firmos dhe nënës i jap çelësin dhe të jetojë, sa t’ia ketë dhënë Zoti.