8 vjecari bie nga kati i dyte ne Tirane dhe humb jeten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një 8-vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë të banesës.

I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.