Askush nuk ka dëshirë të sëmuret, por një supë e mirë ju bën ta kaloni më lehtë situatën. Në fakt, supa mund t’iu ndihmojë të bëheni më mirë. Supa e pulës, për shembull, ul aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut, duke ndihmuar në pakësimin e simptomave të të ftohtit.
Më poshtë po ju sjellim disa lloje të tjera supash vegjetarine dhe një vegane, të pasura me vitamina dhe minerale, që i japin trupit tuaj ushqyesit e nevojshëm për t’u shëruar.
Supë me kungull dimri
Një ngushëllim i vogël për ata që vuajnë nga i ftohti apo gripi? Sezoni i supës përkon me sezonin e gripit. Kjo supë kungulli portokalli nuk është e kushtueshme dhe është plot me vitamina.
Supë me gjeldeti dhe speca djegës
Ju mund të pastroni sinuseset tuaja, ndërsa ngroheni me këtë supë me gjeldeti dhe speca djegës.
Supë pule klasike
Ka një arsye pse “vdesim” për supën e pulës kur jemi të sëmurë. Shkenca na tregon se ajo na ndihmon të shërohemi dhe të pasurit për zemër këtë supë është sinonim me “rehatinë”.
Supë kungulli me arra
Kungujt janë një prej produkteve të sezonit të dimrit dhe ata i bëjnë supat të shëndetshme dhe të mëndafshta. Kjo supë është vegjetariane dhe mund të shërbehet edhe brenda kungullit, të cilin në fillim e kemi pastruar.
Supë me makarona të vogla, speca djegës, kërpudha dhe xhenxhefil
Një variacion japonez në supën klasike të pulës, kjo recetë e thjeshtë është lehtësisht e adaptueshme edhe për mishngrënësit edhe për vegjetarianët.
Supë me shparguj, erëza dhe djathë dhie
Nëse ju nuk keni provuar ndonjëherë supë me shparguj, keni humbur diçka të shijshme. Është një supë plot perime të shëndetshme dhe plot shije.
Supë me karrota, patate të ëmbla dhe xhenxhefil
Mund ta kaloni shumë mirë ftohjen apo gripin me këtë supë plot me vitamina. E përgatitur me karrota, patate të ëmbla dhe xhenxhefil është një supë që nuk duhet të mungojë.
Supë kremoze me brokoli
Një copë buke dhe një tas me këtë supë vegane të pasur me vitamina dhe ju do të ndjeheni shumë mirë.