Të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, hormonet janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut. Ata janë përgjegjës për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme etj. Problemet hormonale janë mëse të zakonshme, sipas statistikabe gati 80% e femrave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit. Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me shenjat paralajmëruese të çrregullimeve hormonale që asnjë femër nuk duhet të injorojë:
1.AKNE: Aknet shkaktohen nga arsye nga më të ndryshme si dieta e varfër ushqimore, përdorimi i produkteve të gabuara estetike dhe larëse, si dhe ndryshimet hormonale.
2.RËNIE FLOKËSH: Rënia masve e flokëve jo gjithmonë është e lidhur me regjimin ushqimor apo përdorimin e shampove të gabuara, ajo mund të ndodhë edhe si rezultat i çrregullimeve hormonale.floke
3.NDRYSHIME TË MADHËSISË SË GJOKSIT: Ndryshimet e madhësisë së gjinjve janë të lidhura drejtpërdrejt me mungesën e estrogjenit, ndërsa niveli i lartë i këtij hormoni shkakton gjendra dhe ciste.
4.LODHJE E VAZHDUESHME: Çrregullimet hormonale janë shkaktarët e mudnshmë të ndjesisë së vazhdueshme të lodhjes. Nëse ndiheni e lodhur edhe në qoftë se keni fjetur 8 orë të plota gjumi, kjo nënkupton se nivelet e progesteronit janë shumë të larta. Këshillohuni me një mjek dhe bëni një analizë gjaku.
5.DJERSITJE E TEPËRT: Djersitja është një proces shumë i rëndësishëm që ndihmon në largimin e toksinave të ndryshme që depozitohen në gjendrat limfatike poshtë gjoksit. Është mëse normale që gjatë verës të dehidratoheni dhe djersini më shumë se zakonisht, por nëse vini re se vazhdoni të djersini në mënyrë të pakontrolluar shkaktarët e vërtetë janë hormonet.
6.RRATHË TË ZINJ POSHTË SYVE: Rrathët e zinj poshtë syve jo gjithmonë janë shenjë e gjumit të pakët dhe lodhjes. Ndryshimet hormonalë janë po ashtu përgjegjëse për krijimin e tyre, në rast se shfaqen tek meshkujt janë të lidhur me testosteronin, ndërsa tek femrat vijnë si pasojë e mungesëse progesteronit.
7.QIME TË NDRYSHME NË TRUP: Ndërkohë që ju bien flokët, mund të vini re edhe një rritje të pashpjegueshme të qimeve të zeza rreth thithkave, në duar, fytyrë ose pjesë të ndryshme të trupit. Përgjegjësit e vërtetë janë hormonet
8.GJENDJA E LUHATUR EMOCIONALE: Femrat i njohin shumë mirë ditët kur duket sikur gjithçka shkon ters, ndihen të lodhura, të mërzitura, të trishtuara dhe pa kurrfarë entuziasmi. Kjo gjendje emocionale që bëhet më e fortë gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe menopauzës shktohet nga çrrgullimet hormonale.