Pasi u konfirmua rasti i pare me virusin Covid-19, ne bashkine e Policanit eshte marre nje mase me teper se ne cdo vend.
Qytetaret vendas paralajmerohen se se duhet te marrin masa pasi cdo gje do te mbyllet per 15 dite.
Bashkia i njofton te gjithe nga faqja e facebook, se banoret duhet te furnizohen me produktet e nevojshme qe i duhen per 2 jave ne vazhdim sepse duhet te qendrojne te izoluar.
Ne njoftim theksohet se cdo sherbim do te jete i mbyllur dhe madje ne hyrje te qytetit kane vendosur edhe nje tra qe me urdher te kryebashkiakut Adriatik Zotkaj do te kontrollohen te gjitha hyrje-daljet.
Noftimi eshte si me poshte:
‘Qytetarë të Poliçanit,
Duke marre shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !
Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!
Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!
Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!
Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!
I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë!
Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimit për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!’