Per te gjithe ato femra 60 apo 65 vjec qe duan te martohen apo te kene nje lidhje Pellumbi 74 vjecar ka qellim serioz dhe kerkon grua.
Ai ka qe ne vitin 2006 qe jeton i vetem dhe tani kerkon nje jete te re.
Pellumbi kerkon nje femer qe te jete me shkolle te larte e ndershme dhe e sinqert
Ja se si shprehet ai: Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Dashuria ime me gruan ka qenë shumë e madhe. Jemi dashuruar që në klasë të 9-të. Kemi qenë shokë gjatë gjithë jetës, të pandarë gjatë gjithë kohës. U martuam në 1973-ën, por jeta jonë, dashuria jonë, gjithë ajo e mira që kishim me njëri-tjetrin, nuk na u kurorëzua me një fëmijë. Në 4 Dhjetor të 2006-ës, gruaja ime pësoi një infrakt në punë dhe vdiq, kjo ishte vdekje dhe për mua sepse unë atë e kisha prej 40 vjeçe, bashkëpunëtore dhe grua të mirë. Ajo ishte gjithçka për mua. Që nga ajo kohë, e deri më sot, unë vij muaj për muaj dhe e vizitoj varrin e saj, e pastroj, e rregulloj.
Vetmia është shumë e rëndë, nuk mund ta mendoj asnjë njeri se sa e vështirë është vetmia. Ajo të shkatërron nga nervat, të shkatërron trupin, të shkatërron shëndetin, të bën gjithçka të keqe nëpërmjet streseve që fiton. Unë që kam pasur një grua shumë të mirë, kam pasur një jetë shumë të mirë dhe duke krahasuar atë jetë më të tanishmen, jam shumë i shqetësuar.
Mirëpo fuqi kam akoma, mundësi kam akoma. Perëndia na e ka dhënë jetën, ajo na e merr. Unë kërkoj që të njihem me një grua. Të jetë 60-65 vjeçe, të gëzojë shëndet. Dua që të jetë e ndershme, e sinqertë ashtu siç jam unë. Nga ana ime do të ketë të gjithë shërbimet që i nevojiten një njeri e do të jemi përkushtuar ndaj saj, këtë gjë kërkoj dhe nga ajo. Mundësisht të ketë arsim të lartë, të komunikojë e të merremi vesh për medimet e njëri-tjetrit dhe të jemi në gjendje që të kuptohemi.