Shumica prej jush mund të bëjnë disa gabime të zakonshme para gjumit, dhe ata jo vetëm që ndikojnë në shëndet, por natyrisht edhe në bukurinë tuaj. Por, që të keni një gjumë të mirë dhe të rehatshëm natën, duhet të ndiqni disa rregulla bukurie të thjeshta. Nuk ju marrin shumë kohë, dhe për më tepër janë shumë të domosdoshme për pamjen tuaj.
1. Hiqni make up-in
Pastroni make up-in çdo natë para se të flini gjumë sepse kështu do të lejoni poret e fytyrës të marrin frymë. Kështu, do të shmangni edhe shfaqjen e puçrrave apo akneve . Ju mund të përdorni një pastrues kozmetike, të blerë ose të përgatitur vetë në shtëpi.
2. Përdorni një tonifikues
Nëse ju përdorni një tonifikues dhe e bëni atë një zakon për të pastruar lëkurën tuaj, nivelet e pH do të rregullohen. Për këtë arsye lëkura juaj do të jetë më rezistente ndaj baktereve, mikro-organizmave dhe papastërtive.
3. Aplikoni krem duarsh
Ju gjithmonë duhet të aplikoni krem në duart tuaj sepse jo vetëm që do t’i mbajë të buta, por do të ndihmojë edhe thonjtë të duken të mrekullueshëm në mëngjes.
4. Përdorni krem për zonën rreth syve
Duke qenë se kjo zonë tregon më shumë shenjat e plakjes, është shumë e rëndësishme që ju të tregoni kujdesin e duhur. Nëse ju aplikoni krem rreth zonës së syve, atëherë ajo do të hidratohet, rrudhat do të minimizohen dhe nuk do të keni më rrathë të zinj poshtë syve.
6. Aplikoni vazelinë/krem këmbësh
Këmbët janë një reflektim i vërtetë bukurisë dhe personalitetit, dhe çdo grua dëshiron t’i bëjë ato të duken gjithmonë bukur. Lani këmbët me ujë të ngrohtë, dhe aplikoni pak vazelinë ose krem për këmbët për të parandaluar plasaritjen dhe për t’i bërë ato të buta.
7. Kapni flokët një gërshet të lirshëm
Përveçse do të keni një model të bukur flokësh në mëngjes, kjo do t’ju ruajë nga vajrat dhe papastërtitë që përmbajnë flokët tuaj.