“BUKURIA është dhimbje” është një thënie e vjetër angleze – prandaj shpesh vuajmë më shumë për hir të stilit apo modës.
Kështu që nuk është e çuditshme që këpucët tip stiletto na i vrasin këmbët dhe nuk janë të vetmet.
Artikujt trend të modës që shumë femra veshin çdo ditë mund të ndikojnë edhe në shëndetin e tyre, duke filluar nga recipetat e deri te xhinset e preferuara.
Mjekja Dr Philippa Kaye rregullisht shtron pyetjen se si veshja ndikon në shëndetin tonë. “Unë u flas shumë femrave për sytjenat, sepse shoh shumë gra me dhimbje gjoksi dhe sytjena të papërshtatshme”, thotë ajo.
Ndërkohë një mjeke tjetër thotë: “Këpucët janë një pjesë kritike e garderobës sonë që luajnë një rol të madh në shëndetin dhe lëvizshmërinë e këmbëve, kështu që zgjedhja e gabuar e tyre mund të jetë e dëmshme për këmbët tona .”
Ja cfarë duhet të kemi kujdes kur ndjekim modën:
1. Xhinset e ngushta
Ndonjëherë veshja e tyre mund t’ju bëjë të ndiheni tepër të zhveshur e madje ngjitja pas trupit e tyre ju djersit dhe kjo më tej rrit rrezikun e infeksioneve mykotike të lëkurës. Prandaj stili më i lirshëm i xhinseve duhet t`ju bëj edhe m mirë nga ana shëndetësore.
2. Sytjena të gabuara
Rreth 80% për qind e grave veshin sytjena që nuk u përshtaten mirë , thotë Doktoresha gjinekologe. Ajo shton se nëse sytjenat ju përshtaten siç duhet, nuk duhet të keni dhimbje fare dhe nuk duhet të ndjeni parehati të përgjithshme. Madje ajo këshillon matjen e duhur para se të blini sytjena në një dyqan ose në internet.
3. Rroba banjot
Si fillim duhet të siguroheni që pjesa e sipërme e bikinit tuaj të jetë mbështetëse, veçanërisht nëse vraponi në plazh dhe mos harroni të merrni gjithnjë me vete një komplet të thatë për t’u ndërruar. Në ambjent të lagësht lulëzojnë bakteret dhe kërpudhat, duke ju vënë në rrezik të infeksioneve kërpudhore apo acarime të lëkurës.
4. Korseja
Veshja e koseve që thithin stomakun tuaj mund të përkeqësojnë dispepsinë dhe refluksin e acidit. Kjo pastaj mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur më shpejt, sepse trupi juaj nuk mund të zgjerohet si zakonisht. Mjekët shpjegojnë se korsetë kur vishen shpesh shtypin nervat në legen tuaj, por mund te ndjeni mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në kofshët tuaja – dhe kjo është një gjendje e njohur si meralgia peresthetica.
5. Takat e larta
Ato i bëjnë këmbët tuaja të duken bukur por veshja e tyre, jo vetëm që i jep këmbës një hark, shkakton plagë ,kallo, por edhe mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve muskuloskeletore. Madje mund të ndodhin gjithashtu gjendje që prekin nervat midis gishtërinjve tuaj (Neuroma e Mortonit) ose nyjeve të këmbës (kapsuliti).
6. Tangat
Mbathja e këtyre tipi të brendshmesh jo vetëm që nuk ofrojnë higjienë por as edhe rehati për të cilën trupi i femrës e ka të nevojshme. Megjithëse ato janë të holla dhe nuk të japin djersë “aty poshtë”, veshja e tangave në përditshmëri jep acarime madje parehati në lëkurën rreth zonës intime. Mund të ndryshoni duke beshur mbathje të pamhukta dhe të rehatshme cdo ditë.
7. Flip flops – shapkat me gisht
Këto janë lementi kryesor i plazhit dhe i pishinës, por ato ofrojnë pak mbështetje, duke ju vënë në rrezik më të madh për shfaqje të kallove apo thembrave të plasaritura. SHIKO.NEWS