Era e keqe e gojës në mëngjes mund të shkaktohet nga një sërë elementësh – shumë prej të cilëve mund t’i kontrolloni. Nëse dëshironi të luftoni këtë gjendje të sikletshme, do t’ju duhet të bëni më shumë sesa thjesht të lani dhëmbët në mëngjes, shpjegon një dentist .
Ai shpjegon 7 shkaqet kryesore dhe si ta trajtojmë erën e keqe të gojës:
1. Gojë e thatë.
Gjatë natës goja juaj thahet pasi rrjedhja e pështymës zvogëlohet . Duke qenë se pështyma ndihmon në mbrojtjen e trupit nga bakteret, me zvogëlimin e saj, baktere mund të rritenmë shumë . Ndaj këshillohet që ta lani mirë gojë para se të flini.
2. Alkooli
Dihet që ka një lidhje të ngushtë me gojën e thatë dhe alkoolit pasi ai dehidraton trupin dhe pështymën.
“Alkooli mund të çojë në tharje të gojës dhe kur goja juaj është mjaft e thatë, mund të nxisë rritjen e baktereve, gjë që rrit shanset për aromë më të keqetë gojës kur zgjoheni.”
3. Ngrënia e ushqimeve me erë të keqe
Ushqime si hudhra, qepët, madje edhe kosi fermentohen në trup dhe japin frymëmarrje me erë të keqe.
4. Higjienën e keqe orale, ose dhëmb të prishur
5. Një gjendje shëndetësore si presioni i lartë i gjakut ose kolesteroli i lartë që japin këtë rezultat
6. Infeksionet e gojës, që mund të jenë ndryshme dhe nuk jeni në dijeni apo edhe bajamet e inflamuara.
7. Pirja e duhanit apo edhe produkte të njëjta janë të njohura për erën e keqe të gojës
Sigurohuni që të keni një rutinë të plotë orale, duke larë dhëmbët dy herë në ditë me një pastë dhëmbësh të mirë, dhe përdor fije dentare pas çdo vakti për të larguar çdo mbetje ushqimore nga dhëmbët.
Është gjithashtu e rëndësishme të pastroni gjuhën dhe dhëmbët gjatë natës, pasi disa probleme me frymëmarrjen vijnë nga gjuha.
Megjithatë, nëse një person zbulon se fryma e mëngjesit nuk i largohet me trajtime konvencionale, të tilla si përmirësimi i higjienës dentare dhe mbajtja e gojës nga tharja, ai mund të ketë nevojë të kërkojë këshilla nga një dentist.