Ilir Alimehmeti mjek epidemiolog e ka konsideruar lajm të mirë, studimin e publikuar dje nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë se deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet ndaj Koronavirusit dhe ky eshte nje lajm i mire qe ne po fitojme imunitet ndaj virusit.
Ai tha se tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në popullatë, në krahasim me çfarë kemi parë ne ndaj shpresojme qe te jemi imun ndaj virusit dhe se nje pjese e njerezve e kalojne pa probleme.
Jemi të ngjashëm me situatën e Bergamos ndaj shpresojme qe te behet me mire.
Pak a shumë 1 me 46. E njëjta gjë ka ndodhur në Bergamo. Këtë vdekshmëri që kemi, por prapë nuk është në kuadrin e shifrës totale.
Edhe vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH që në fillim thoshte 3.4%.
Të dhënat tona epidemiologjike flasin për qarkun e Tiranës për 4.8%. Ndërkohë, që me të dhënat e reja ndoshta kjo ulet në 0.1 %.
Në këtë koncept është një shifër e mirë. Në konceptin tjetër tregon që virusi transmetohet gjerësisht.
Ky është studim seroprevalence, që do të thotë se është për rastet e 1 muaj para se duan deri në 3 javë që antitrupat te krijohen.
Sot jemi më lart se kjo shifër, tha mjeku.
Ruani distancimin social dhe tregohuni vigjilent ndaj virusit.