Kafja pas mëngjesit është një domosdoshmëri për shumë persona. Por për sa kohë që nuk po pini shumë filxhanë – dhe nuk po e teproni me sheqerin e shtuar – filxhani juaj i përditshëm i kafes të përmirësojë shëndetin tuaj .
Justin Stebbing, një profesor anlez, tha se pirja e moderuar e kafesë mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe trurit, ndërkohë që ul rrezikun e sëmundjeve si kanceri.
“Një filxhan tipik kafeje ofron sasi të vogla të vitaminave B – riboflavin, acid pantotenik, tiaminë dhe niacinë – si dhe minerale si kalium, mangan dhe magnez.” Kafeja mund të jetë gjithashtu një burim i pasur antioksidantësh , përbërës që gjenden në ushqime si frutat dhe perimet, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i përditshëm.
Ja se si kafja mund të jetë e dobishme për ju:
1. Mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Sipas Prof Stebbing, konsumimi i moderuar i kafesë (një deri në dy filxhanë kafe në ditë) është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
2. Mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2.
Doza e përditshme e kafeinës mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, pasi :“Kafja mund të përmirësojë aftësinë e trupit për të përpunuar glukozën”,thotë Profesori.
3. Mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë.
Përfitimet e kafesë duket se shtrihen në të gjithë trupin. Kafeja – si e rregullt por edhe ajo pa kafeinë – duket se ka një efekt mbrojtës në mëlçi, por kini kujdes me sheqerin që i shtoni se ai ka efekt të kundërt.
4. Mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit.
Kanceri i mëlçisë nuk është forma e vetme e sëmundjes nga e cila kafeja mund t’ju mbrojë, pasi kafja ul rrezikun e disa llojeve të tjera të kancerit, duke përfshirë kancerin kolorektal dhe atë mitrës, vuri në dukje Prof Stebbing.
5. Mund të ulë rrezikun e Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Konsumimi i kafesë mund të ulë gjithashtu gjasat për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative, si si Parkinsoni (ku pjesë të trurit dëmtohen në mënyrë progresive, dhe jep dridhje e ngurtësi) dhe Demenca, (e cila shkakton humbje të kujtesës dhe funksionimit të trurit).
6. Mund të përmirësojë shëndetin mendor.
Rezulton se efektet pozitive të kafesë në shëndetin tuaj mendor mund të jenë më të gjera. “Studimet sugjerojnë se ata që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët të depresionit, dhe gjithashtu konsumimi i rregullt i kafe 3-4 kafe në ditë është shoqëruar me një rrezik të zvogëluar të vetëvrasjes ”.
7. Mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë.
“Me të gjitha këto përfitime, nuk është për t’u habitur që hulumtimet sugjerojnë se ata që pijnë kafe priren të jetojnë më gjatë se ata që nuk e pijnë fare,” përfundoi Prof Stebbing. Ky efekt ishte më i fortë te njerëzit që pinin katër deri në pesë filxhanë në ditë dhe kjo mund të jetë për shkak të efekteve kumulative të vetive mbrojtëse të kafesë kundër sëmundjeve të ndryshme e aq më tepër atyre të zemrës. SHIKO.NEWS