Hapi i parë për trajtimin e çdo çështjeje të shëndetit mendor duhet të jetë konsultimi me një mjek profesionist. Nëse filloni të përjetoni simptoma të depresionit, sigurohuni që të këshilloheni me një profesionist për të përcaktuar shkakun rrënjësor të gjendjes tuaj dhe t’i trajtoni ato në mënyrë të përshtatshme. Megjithatë, ka edhe disa ndryshime themelore që mund të bëni për të zvogëluar natyrshëm inflamacionin dhe për të lehtësuar simptomat e depresionit.
Lexoni këshillat më poshtë:
–Ecni ose vraponi për 30 minuta në ditë. Do t’ju ndihmojë në reduktimin e rrezikut të depresionit, sëmundjeve kronike të mëdha dhe stresit.
–Pakësoni sheqerin në ushqimet tuaja. Ushqimet e ëmbla dhe pijet me sheqer të shtuara në dietën tuaj rrezikojnë shfaqjen e depresionit . Hani ushqime më pak të përpunuara, pasi ato kanë sasi të lartë sheqeri.
–Hani ushqime të freskëta, natyrale dhe merrni yndyrna të mjaftueshme nga produktet si avokado, vaji i ullirit dhe salmoni.
–Konsumoni fruta dhe perime të pasura me vitaminë B dhe zink, si shegë, banane dhe spinaq.
–Pini më shumë kafe dhe më pak alkool.
–Flini të paktën 7 orë gjumë gjatë natës. Mangësia e gjumit mund të çojë në probleme neurotransmetuese dhe depresion.
–Meditoni. Është provuar se meditimi ul stresin psikologjik.