Sado mendje hapur dhe largpamës, burrat nuk i dashurojnë gratë e forta dhe sjelljet e tyre në raport me botën. Të tjerë përkundrazi janë të mahnitur, tërhiqen, por k y lloj interesimi mund të zbehet. Mashkulli është një konservator dhe preferon një raport të zakonshëm, nga frika, komoditeti apo e siguria. Cilat janë sjelljet e grave të forta që i bëjnë burrat të dridhen?
Shumë të hapura.
Nëse burrave u lejohet dhe për ta është një mburrje, për gratë gjërat shkojnë ndryshe. Të çlirtat kanë një çmim për të paguar dhe nuk vlerësohen për atë që realisht janë.
Flasin shumë.
Duket një tabu, por gruaja me gjuhën e gjatë sjell bezdi dhe një farë ndroje. Arsyeja kryesore është se shpërqendron vëmendjen nga madhëria e tij, mashkulli.
Shumë inteligjente.
Nëse inteligjenca është një tipar që tërheq, shfaqja e saj, sjell përkundrazi një bezdi të përgjithshme, pasojë e frikës së mos qënit në nivelin e duhur.
Ambicja sjell shumë frikë, në shumicën e rasteve nuk e pranojnë dhe kanë një frustracion dhe konkurrencë dhe gjejnë justifikime. Duan një grua të përkushtuar, edhe pse ky është një koncept i vjetër. Kjo është ajo që mashkulli dëshiron.
Ky është një tipar thellësisht maskilist, pra jo shumë i pëlqyeshëm sidomos nga partneri. Gratë që e shfaqin të bëjnë t’i kesh frikë. Nëse do të duhej të ishim të sinqertë, egocentrizmi jep bezdi qoftë mashkull apo femër.
Rrëmuja.
Nëse rregullsia, tipar thellësisht femëror, jep bezdi, rrëmuja të ngjall frikë. Një grua që rregullon çorapet pranohet shoqërisht, ndërsa një që jeton në kaos u devijon rregullave.
7.Liri mendimi.
Jo vetëm ajo seksuale, por liria e thellë e mendimit është diçka që terrorizon gjithë qeniet njerëzore. Pastaj nëse kjo liri i përket gruas, akoma më keq.
Këto janë disa nga sjelljet, tipikisht femërore, që bëjnë t’i përvidhet mashkulli.