Për të mirën tuaj, këto janë shprehi që duhet t’i largoni…
1. Të jeni vazhdimisht nën stres të shkoni në gjinekolog dhe të vononi kontrollet. Është shumë normale të jeni paksa nervoze, por mos lejoni që të shkoni në kontroll vetëm kur çështja është serioze dhe diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Kërkoni këshilla nga miqtë tuaj, ndani përvojat për gjetjen e një mjeku të përshtatshëm me të cilin do të ndiheni shumë rehat.
2. Mosdiskutimi gjatë kontrollit gjinekologjik. Po, ne e dimë se sa e pazakontë është të flasësh për jetën tuaj seksuale me një njeri që e shihni një herë në vit, por mbani mend se gjinekologu juaj është shumë fanatik në mbajtjen e informacioneve që dëgjon nga ju. Përveç kësaj, këshillohet që të jeni të sinqertë gjatë diskutimit për shëndetin tuaj seksual, në mënyrë që mjeku të mund të zgjidh dhe ndihmojë për problematikën tuaj.
3. Të besuarit në përralla rreth higjienës intime. Jo, nuk ka asnjë produkt higjienik që mund të bëjë që “aty poshtë” të ju vijë aromë e këndshme si një buqetë me lule jorgovane, dhe të jetë e padëmshme për shëndetin e vaginës suaj. Në të vërtetë, produktet aromatike mund të shkaktojnë irritim dhe reaksion alergjik apo edhe disbalans kimik si dhe rritje të zhvillimit të florës bakteriale. Lani zonën intime me një sapun të butë dhe kjo është e gjitha që i duhet higjienës suaj.
4. Shqetësimi rreth mënyrës së depilimit të vaginës. Jo, gjinekologut tuaj aspak nuk i intereson a keni bërë depilim me dyll, depilim brazilian, apo thjeshtë jeni të parruara. Është mirë që të kujdeseni për mirëmbajtjen e zonës intime, por jo që i intereson mjekut.
5. Injoroni simptomat. Nëse gjatë gjithë kohës keni ndjesinë se urinoni shpesh dhe keni djegie gjatë procesit, atëherë është e mundshme që të keni infeksion të traktit urinar. Nuk është mirë t’i injoroni simptomat sepse mund të nxitni probleme të veshkave, dhe nëse keni probleme të tilla, mënjëherë leni takim me mjekun tuaj.
6. Të hulumtoni në internet diagnozën tuaj. Përveç kësaj, ju do të bindni veten apo do të krijoni ndjesinë se do të vdisni parakohe nga një sëmundje e pashërueshme, do të ngarkoheni me informata të llojllojshme pa nevojë dhe pa vërtetësi të fakteve. Kjo është një ide shumë e keqe për të kërkuar përgjigjet për problemet e shëndetit në internet. Vetëm mjeku juaj mund të di se cilët faktor mund të merren për bazë për të gjetur se ku qëndron me të vërtetë problemi juaj. Internetin shfrytëzojeni për gjëra të tjera!
7. Injorimi për marrëdhëniet e sigurta seksuale. Ndoshta mund të ndjeheni jokëndshëm gjatë bisedave me mjekun për gjëra të tilla si kontracepsionin, marrëdhëniet seksuale apo sëmundjet që mund të transmetohen përmes seksit, por gjinekologët flasin çdo ditë për gjëra të tila dhe vetëm ata mund të japin këshilla të mira rreth mbrojtjes dhe metodat e duhura të kontraceptivëve.