Itali- Del foto e shqiptarit që humbi jetën nga një aksident në punë në Itali.
Ngjarja ndodhi në zonën e Veronës, pasditen e djeshme rreth orës 16:00.
Mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.
66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë. Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.