E keni provuar sallatën me djathë dhe panxhar?

Kërkoni diçka të thjeshtë, por me shije mjaft komplekse?! Bëni një sallatë me djathë dhe panxhar dhe çdo pritshmëri e juaja do të përmbushet…

Përbërësit:

4 panxharë

¼ gotë qepë (të copëtuara)

2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)

¼ gotë djathë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull e bardhë

1 lugë gjelle verë e kuqe

Kripë

Piper i zi

Përgatitja:

Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Mbështillini panxharët me letër alumini veçmas nga njëri-tjetri. Vendosini në furrë të piqen për rreth 45 minuta deri në 1 orë. Pasi të jenë gatuar, largojini nga furra dhe lërini të ftohen për disa minuta. Qërojini dhe më pas prijini në feta mesatare. Shtoni mbi të edhe qepët e copëtuara.

Në një enë të vogël shtoni vajin e ullirit, uthullën e bardhë, verën, qepët dhe majdanozin e copëtuar dhe përziejini mirë. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe lërini mënjanë.

Rregullojini fetat e panxharit në një pjatë për servirje dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Rregullojini në fund edhe me pak djathë, para se ta shërbeni./