Një grua në Maqedoninë e Veriut ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare.
Ajo ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe është gruaja më e moshuar në vend që ka sjellë një fëmijë për herë të parë në këtë moshë.
Sipas raporteve, gjendja e nënës dhe e foshnjës është e qëndrueshme. Në të kaluarën, gruaja iu ishte nënshtruar 10 procedurave të fertilizimit in vitro, por pa rezultat. Autoritetet konfirmuan se babai i foshnjës është 65 vjeç.
Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë tha se ky rast është i jashtëzakonshëm. Ajo tha se nëna 61-vjeçare ka pasur 3 ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në Shkup, dhe ka vuajtur nga shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti.
Shtatzënia është ndjekur në Shkup dhe lindja është realizuar përmes një operacioni cezarian në javën e 36 të shtatzënisë. Fëmija, i quajtur Petar, ka lindur me peshë 2.350 kg dhe gjatësi 48 cm. Burimi JOQ