6 vjecari Lukas eshte diagnostikuar me nje lloj kanceri te rralle ne tru dhe mjeket i thonin qe ai nuk do te mund te jetonte.
Por 6 vjecarit i ndodh mrekullia dhe sot eshte 13 vjec dhe ai eshte sheruar plotesisht nga semundja.
Mjeku francez Jacques Grill eshte shprehur se ai eshte femija i pare ne bote qe eshte sheruar nga glioma e trurit, një kancer agresiv.
Cdo gje ndodhi ne qendrën e kancerit Gustave Roussy në Paris ku mjeku francez Jacques Grill thote se Lukas kapërceu gjithçka për të mbijetuar.
Lucas dhe familja e tij udhëtuan nga Belgjika në Francë në mënyrë që ai të mund të bëhej një nga pacientët e parë që do t’i bashkohej provës BIOMEDE që teston barna të reja të mundshme për DIPG.
Nga shtate femije vetëm tumori i Lucas u zhduk plotësisht.
“Tumori i Lucas kishte një mutacion jashtëzakonisht të rrallë që ne besojmë se i bëri qelizat e tij shumë më të ndjeshme ndaj ilaçit,” u shpreh doktori.
Përparimet në laborator, rritja e fondeve dhe provat si BIOMEDE më bëjnë “të bindur se së shpejti do të zbulojmë se jemi në gjendje të kurojmë disa pacientë” u shpreh mjeku francez Jacques Grill. shiko.news