Të gjithë prindërit i duan fëmijët e tyre dhe është plotësisht e natyrshme. Por ka disa nëna dhe baballarë që mendojnë se prindërimi u japin atyre të drejta dhe përfitime të pashkruara, duke i bërë ata më të mirë dhe më të mençur se njerëzit e tjerë.
Ata janë kaq të lumtur për të bashkëndarë përvojën e tyre të çmuar kur askush nuk i pyet, ata u humbin kohën e çmuar kolegëve duke u treguar atyre tregime të gjata për fëmijët e tyre dhe u kërkojnë të tjerëve t’i lejojnë ata të kalojnë përpara në supermarket.
Këto janë vetëm disa shembuj të sjelljes negative që disa prindër mund të kenë.
Ne mendojmë se nuk duhet të jemi ekstreme për asgjëm veçanërisht për diçka kaq fisnike sa përkushtimi familjar.
Kemi mbledhur shembujt më absurdë të dashurisë së prindërve dhe studimet tona dëshmojnë se një sjellje e tillë jo vetëm që irriton të tjerët, por gjithashtu dëmton vetë prindërit dhe fëmijët e tyre.
Thyerja e standardeve sociale me justifikimin se kanë fëmijë
Për disa të rritur, fëmijët shërbejnë si leje për sjellje të caktuar edhe nëse kjo gjë shkel rregullat përgjithësisht të pranuara.
Mund të jetë çdo gjë, e madhe apo e vogël, si për shembull të dalësh përpara në rradhë në supermarket, të zhveshësh një fëmijë mu në mes të parkut që ai/ajo të kryejë nevojat, ose të marrësh një djalë pothuajse të rritur në dhomën e veshjes së një gruaje.
Nëse u kërkoni këtyre prindërve të përmbahen nga këto gjëra, ata mund të fillojnë të bërtasin për të pasur të drejta të barabarta.
Mendimi se fëmijët kanë gjithmonë të drejtë
100 vjet më parë, fëmijët thjesht bënin çfarë u thonin prindërit e tyre dhe nuk merrnin pothuajse asnjë vendim në familje. Disa prindër modernë, përkundrazi, janë të sigurt se fëmija i tyre është anëtari më i rëndësishëm i familjes dhe çdo kritikë mund t’i traumatizojë ata për jetën.
Ata shpesh do të gjejnë justifikim për ndonjë gjë të gabuar që fëmija i tyre bën. Ai rreh fëmijët e tjerë? Me siguri ai tjetri e ka filluar i pari. Ai vodhi para nga motra e tij? Ai me siguri donte të bënte një shaka. Ajo hëngri disa ëmbëlsira në dyqan të cilat nuk i bleu? Ajo është vetëm një fëmijë, ajo i donte ato!
Të rriturit e tillë shpesh nuk duan të jenë përgjegjës për gjërat e këqija që bëjnë fëmijët e tyre dhe vetëm thonë se fëmija i tyre është vetëm fëmijë dhe ata po mësojnë. Natyrisht, kjo i bën njerëzit e tjerë me të vërtetë të zemëruar.
Mendojnë se janë më mirë se njerëzit që nuk kanë fëmijë
Fëmijët nuk janë anëtarë të rinj të familjes për të gjithë. Nganjëherë fëmijët përdoren si mënyrë për të rritur statusin social të prindërve të tyre. Disa të rritur mendojnë se kur lindin fëmijë, ata kryejnë një detyrë qytetare dhe fëmija i tyre i bën ato më të rëndësishëm.
Për fat të keq, kjo është veçanërisht e dukshme tek njerëzit që nuk kanë arritje apo interesa të tjera në jetë. Vetëm duke u bërë prindëe, ata lehtë mund të ndjehen më mirë se miku i tyre i cili ka një karrierë të suksesshme dhe pa fëmijë, ose ata mund ta quajnë shokun e tyre të papjekur, sepse ata shkojnë me pushime 5 herë në vit në vend që të krijojnë një familje. Por rezultati i vetëm që vjen nga kjo sjellje është që njerëzit nuk duan të flasin me ta më.
Të kesh një qëndrim përbuzës ndaj punës
Pas lindjes, disa gra vendosin që të përkushtohen plotësisht në rritjen e fëmijëve gjë që është krejtësisht normale, sidomos kur kanë disa fëmijë. Megjithatë, ata e kuptojnë se zgjedhja e tyre nuk është zgjedhja e vetme e duhur që ekziston. Ka edhe gra që duan të kthehen në punë sa më shpejt të jetë e mundur – disa janë madje të gatshme të heqin dorë nga fëmijët që të kenë një karrierë të suksesshme.
Gjërat janë krejtësisht ndryshe për njerëzit që kuptuan se fëmijët e tyre janë thirrja dhe profesioni i tyre. Nënat e tilla u kërkojnë njerëzve të tjerë t’i respektojnë vetëm për faktin se kanë fëmijë dhe mendojnë seriozisht se të gjithë njerëzit e urrejnë punën e tyre, por duhet të punojnë për para. Pra, këto nëna kanë një qëndrim negativ ndaj nënave të tjera që punojnë.
Krenarë që fëmijët e tyre janë gjithmonë të parët
Disa prindër mendojnë se fëmijët duhet të marrin më të mirën nga më të mirat. Një nënë e një familjeje të tillë me krenari mund të tregojë se si ajo hoqi dorë nga karriera e saj e suksesshme në mënyrë që të kujdeset për fëmijën e saj dhe një baba mund të thotë se ai nuk ka qenë me pushime për disa vite, sepse fëmijët e tij gjithmonë kanë nevojë për diçka, lodra të reja, pajisje të reja dhe kështu me radhë.
Është vërtet e vështirë të thuhet se sa e mirë apo e keqe kjo qasje është për fëmijët. Një fëmijë që mendon se është qendra e botës nuk ka shumë të ngjarë të rritet dhe nuk do të dëshirojë të kujdeset për veten, meqenëse prindërit e tyre e bëjnë këtë gjithmonë.
Kjo shpesh çon në situata ku të afërmit e moshuar ende kujdesen për djemtë dhe vajzat e tyre të rritura, sepse ata nuk po arrijnë të rregullojnë diçka dhe kanë nevojë për ndihmë.
Kërkon kushte të veçanta
Sigurisht, kjo nuk ka të bëjë me situatën kur i liron vendin një gruaje shtatzënë në transportin publik, është për gjëra më të mëdha. Për shembull, prindërit e tillë shpesh e marrin pushim ose u kërkojnë shefit të tyre që t’i lërë të shkojnë në shtëpi herët, sepse ata kanë një fëmijë në shtëpi.
Ata u kërkojnë njerëzve t’i lenë përpara në rradhë dhe t’i lejojnë ata të ulen në oborrin e parkut sepse fëmija duhet të ulet në hije. Të gjitha këto gjëra i bëjnë njerëzit e tjerë të ndihen sikur këta prindër po i valëvisin fëmijët e tyre si një flamur, duke u përpjekur të fitojnë diçka më të mirë për veten e tyre. Dhe sigurisht, kjo i irriton të gjithë.
Është veçanërisht e bezdisshme për njerëzit që kanë fëmijë vetë, por nuk mendojnë se të tjerët u detyrohen atyre vetëm për shkak se ata janë prindër.
Bonus: Pse është e rrezikshme që jeta juaj të rrotullohet tërësisht rreth fëmijës tuaj
Nëse lexoni studime moderne, do të shihni se fiksimi pas një fëmije është i dëmshëm për fëmijën dhe prindërit e tij.
Shumë nëna të reja e pranojnë se janë në depresion dhe janë të pakënaqura me mungesën e kohës së lirë dhe aktivitetit shoqëror.
Prindërit e rinj shpesh janë xhelozë për njerëzit që nuk kanë fëmijë, pasi ata mund të udhëtojnë më shumë dhe të shpenzojnë më shumë para për atë që duan.
Njerëzit që i përkushtohen plotësisht fëmijëve të tyre shpesh ndihen të zbrazët dhe të humbur kur fëmijët e tyre rriten dhe largohen nga shtëpia.
Fëmijët që marrin shumë vëmendje në fëmijëri shpesh rriten duke qenë të shqetësuar dhe të prirur ndaj depresionit, dhe është e vështirë për ta që të mësohen me jetën prej të rriturish sepse nuk janë mësuar të mbështeten në vetvete.
Nga ana tjetër, fëmijët që janë mësuar të rriten vetë rriten për të qenë më të lumtur dhe të sigurt. Dhe prindërit që kanë më shumë kohë për njëri-tjetrin dhe hobit e tyre të preferuar divorcohen më rrallë dhe ndihen më të rehat në familjet e tyre.
Jeta ka shumë gjëra dhe fëmijët janë një pjesë e rëndësishme e saj – por ato nuk janë aspekti i vetëm i saj. A keni takuar prindër që tregojnë ndonjë sjellje për të cilën kemi shkruar?