Pothuajse gjysma e vdekjeve nga kanceri në Amerikë mund t’i atribuohen gjashtë vendimeve që njerëzit marrin në jetën e tyre të përditshme.
Sipas një raporti të ri, i cili u publikua nga Shoqata Amerikane e Kancerit , në 10 raste të kancerit dhe gati gjysma e vdekjeve nga kanceri tek amerikanët mbi 30 vjeç janë të lidhura me pirjen e duhanit, mbipeshën, përdorimin e alkoolit , joaktivitetin, ushqimin e varfër dhe dhe qendrimi me ore te tera ne diell.
Pavarësisht fushatave kundër pirjes së duhanit dhe tendencave në rënie të duhanit , cigaret ishin ende kontribuesi më i madh në rastet e kancerit në Amerikë – duke përbërë 20 për qind të të gjitha rasteve të reja të kancerit dhe 30 për qind të të gjitha vdekjeve nga kanceri në 2019.
Pas duhanit, numri më i madh i kancereve i atribuohet peshës së tepërt trupore, konsumit të alkoolit, qendrimi me ore të tera ne diell dhe pasivitetit fizik.
Studiuesit gjithashtu nuk specifikuan sasinë e alkoolit të konsumuar nga njerëzit e përfshirë në studim. Megjithatë, Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve përkufizojnë përdorimin e rregullt të alkoolit si dy pije në ditë për burrat dhe një pije në ditë për gratë.
“Ndërhyrjet për të ndihmuar në ruajtjen e peshës së shëndetshme trupore dhe dietës mund të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e rasteve të kancerit dhe vdekjeve në vend”, tha Dr Islami.
Mjekët mendojnë se yndyra e tepërt në trup ndryshon mënyrën se si trupi juaj rregullon hormonet dhe inflamacionin, gjë që mund të çojë në rritjen e rrezikut të kancerit duke ndryshuar ciklin natyror të jetës së qelizave, Dr Karen Basen-Engquist , një profesore në Shkencën e Sjelljes në MD Anderson, e cila nuk ishte të përfshirë në studim, tha.
Kjo çon në një rrezik të shtuar për kancerin kolorektal, gjirit, mitrës, ezofagut, veshkave dhe pankreasit.
Nëntëmbëdhjetë për qind e diagnozave të reja, të cilat përfaqësonin 344,070 njerëz, i atribuoheshin pirjes së duhanit.
Tridhjetë për qind e vdekjeve, të cilat përfaqësonin afërsisht 169,810, ishin shkaktuar nga pirja e duhanit.
Pesha e tepërt trupore ishte përgjegjëse për 135,910 raste të reja dhe 43,520 vdekje te njerëzit mbi 30 vjeç në 2019.
Përdorimi i alkoolit ishte përgjegjës për 96,730 raste të reja dhe 24,410 vdekje te njerëzit mbi 30 vjeç në 2019.
Kanceret e shkaktuara nga mënyra e jetesës sedentare, dieta e varfër, ekspozimi në diell dhe infeksionet me virusin papilloma humane (HPV) mbetën shumë prapa.
Ndaj ndryshoni stilin e jetes tuaj larg alkoolit, duhanit dhe keq ushqyerjes. shiko.news