E kishit menduar ndonjëherë që nëpërmjet jashtëqitjes mund të humbisni peshë dhe t’i bëni zorrës së trashë një nder të madh? Mund të mendoni se kjo fjali është qesharake, por është krejt e kundërta pasi pastrimi i zorrës së trashë është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë, por edhe për të përmirësuar florën bakteriale të zorrëve.
Lëndët toksike që gjenden në të pengojnë zorrën e trashë të kryej funksionin e saj kryesor, të thithë pjesët ushqyese dhe të hedhë mbeturinat (pjesët e ushqimeve të dëmshme). Ato gjithashtu ndikojnë negativisht në bakteret e zorrëve, duke e bërë të vështirë humbjen e peshës. Pra, cila është zgjidhja për këtë probleme të zorrës së trashë? Ka disa, dhe janë të listuara më poshtë:
-Pini shumë ujë: Kjo pjesë e organizmit tuaj do ujë, shumë më shumë së sa mund të keni menduar. Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga dehidratimi, prandaj duhet të pini jo më pak se dy litra ujë në ditë. Në këtë mënyrë toksinat që ndodhen në zorrën e trashë do ta kenë më të lëhtë të largohen nga trupi juaj.
-Pini lëng kumbulle: Ky lëng përmban shumë fibra, të cilat janë shumë pozitive për pastrimin e baktereve. Sasia ndoshta varet nga sa e preferoni ju atë, por mirë do të ishte ta pinit përpara drekës dhe pasi të keni ngrënë darkë. Është një nga zgjidhjet më të mira përvec pirjes së ujit.
-Hani shumë ushqime që përmbajnë fibra: Përveç kumbullave ushqime të tjera që përmbajnë fibra janë: avokado, boronicat,fiku,kokosi etj. Gratë nga mosha 19 deri në 50 vjeç duhet të marrin 25gr fibra çdo ditë .
-Pini lëng limoni rregullisht: Përmbajtja e lartë e vitaminës C në lëngun e limonit ka veti antioksiduese dhe lehtëson eleminimin e mbetjeve nga zorra e trashë. Pini ujë të ngrohtë me limon në fillim të çdo dite.
-Përdorni farat e lirit: Farat e lirit shkojnë pothuajse me çdo gjë në ushqime, drithëra dhe madje edhe kos. Acidet yndyrore Omega-3 në këto fara bëjnë një punë të madhe për të çliruar zorrën e trashë. Ato gjithashtu përmbajnë fibra më shumë se çdo farë tjetër.
-Pini çaj me xhinxher: Ky çaj ndihmon shumë në përshpejtimine tretjes. Do t’ju duhen dy lugë gjelle me xhinxher, gjysëm luge shafran indie,dhe pesë gota uji. Lëreni të ziejë për 10 minuta dhe mund t’i hidhni dhe mjaltë për t’i ndryshuar pak shijen.
Shendetshem