6 këshilla për një lëkurë të djegur dhe disa receta shtëpiake

Të djegurat janë mëse të zakonshme në jetën e secilit prej nesh. Një udhëtim i vogël në kuzhinë për një vakt të shpejtë shpesh mund të rezultojnë në të djegura. Kjo situatë është mëse e zakonshme, dhe shumë prej nesh janë përballur të paktën njëherë në jetë. Fëmijët kanë rrezik më të lartë që të vuajnë nga të djegurat. Megjithëse disa prej tyre janë të padëmshme, disa të tjera mund të shkaktojnë shenja të përhershme dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Në këtë artikull, më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që ju ndihmojnë për të trajtuar të djegurat.

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

-Llojet e djegieve:
Në varësi të shkallës se sa e rëndë dhe dëmtimit, djegiet kryesisht klasifikohen në 3 tipe.

1. Djegiet e shkallës së parë
Djegiet që shkaktojnë të paktën një dëmtim në lëkurë quhen djegie të gradës së parë. Këto djegie ndikojnë vetëm në shtresën e jashtme të lëkurës dhe nuk shkaktojnë shenja. Shenjat më të zakonshme të një djegie të shkallës së parë përfshijnë skuqjen, inflamimin, dhe në disa raste rrjepje të lehtë të lëkurës.

2. Djegie të shkallës së dytë
Djegiet e shkallës së dytë shpesh shkojnë në pjesën e brendshme të lëkurës dhe shkaktojnë që lëkura të nxihet. Nëse një shenjë fryhet, i jep të djegurës një pamje të lagësht. Në varësi se sa e rëndë është djegia, kjo lloj e djegies mund të kërkojë më shumë kohë për t’u shëruar.

3. Djegie të shkallës së tretë.
Djegia e shkallës së tretë prek të gjitha shtresat e lëkurës. Ato janë tepër të rënda dhe shpesh shkaktojnë dëmtim të nervave, që prek aftësinë e personave për të ndjerë dhimbje nga të djegurat. Lëkura e prekur nga një djegie e gradës së tretë është ose e bardhë ose kafe e errët. Nëse lihet e patrajtuar, këto djegie kanë potencialin të shkaktojnë shenja të rënda. Këto duhet të ndiqen nga një mjek ekspert dhe jo të vetë-mjekohen.

Djegiet që janë ekstremisht të rënda dhe janë përhapur në kocka dhe tendina quhen djegie të shkallës së katërt. Nëse vuani nga djegiet e shkallës së tretë por dhe ato të shkallës së katërt duhet të konsultoheni menjëherë me doktorin. Këto djegie kanë potencialin dhe të shkaktojnë vdekje, në varësi se sa i rëndë është dëmtimi apo përhapja e tij. Nëse vuani nga djegie minimale/të vogla ndiqni këto trajtime natyrale e të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të rikuperoheni plotësisht nga djegiet.

1. Vajëra esencialë
a) Vaj livandoje
2-3 pika vaj livandoje të paholluar
-pambuk
Çfarë duhet të bëni?
Merrni disa pika vaj të paholluar livandoje dhe përhapeni në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni?
-Bëjeni tre herë në ditë derisa të shihni rezultate positive.
Pse funksionon kjo?
Vaji i livandos përdoret gjerësisht për shkak të vetive medicionale në sajë të natyrës antiseptike. Presenca e acetatit linalil dhe beta-caryophyllene i jep vajit të livandos veti lehtësuese të dhimbjes dhe anti-inflamatore. Kombinimi i këtyre vetive të vajit të livandos ndihmon në shërimin e të djegurave dhe parandalon shenjat.

b. Vaji i mentes
-2-3 pika vaj menteje
-Pambuk
Cfarë duhet të bëni?

Merri 2-3 pika vaj menteje në një pambuk dhe aplikojeni te zona e djegur.
=Sa shpesh duhet ta bëni?
Të paktën 3 herë në ditë.
A funksionon?
Vaji i mentes është i pasur në mentol, që i jep të djegurës një ndjesi qetësuese. Për shkak të vetive analgjezike dhe anti-inflamatore që vaji i mentes ka, mund të reduktojë dhimbjen dhe ënjtjen që shoqëron të djegurën.

c) Vaji i pemës së cajit
-2-3 pika vaj të pemës së cajit
-Pak pambuk
Cfarë duhet të bëni?
Merrni disa pika të vajit të pemës së cajit në një pambuk dhe aplikojeni në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni?
Të paktën 2 herë në ditë.
Pse funksionon?
Vaji i pemës së cajit njihet për vetitë e fuqishme antiseptike, anti-inflamatore dhe analgjezike. Këto veti e bëjnë një nga trajtimet më të mira dhe më të shpejta për dhimbjen e djegieve.
Kujdes: Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përziejeni vajin e pemës së cajit me vaj kokosi ose ulliri përpara aplikimit.

2. Mustarda e verdhë
Cfarë ju duhet:
-1 lugë gjelle mustardë
-1/2 lugë gjelle uji
Cfarë duhet të bëni?
-Përzieni mustardën e verdhë me ujë për të bërë një pastë.
-Aplikoni pastën në lëkurën e djegur.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë:
Të paktën 3 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Farat e mustardës janë një përbërës që mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në zonën e prekur.

3. Aloe Vera
Çfarë duhet të bëni:
-1 lugë caji xhel aloe vera
Çfarë duhet të bëni:
-Aplikoni xhelin e aloe verës në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë:
-Bëjeni këtë 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon kjo?
Xheli i aloe verës shëron të djegurat me vetitë anti-inflamatore dhe anti-oksiduese. Eshtë dhe antibacterial që do të thotë që parandalon infeksionin e plagëve, shenjave etj.
Këshillë: Mund të përdorni xhel aloe vera të blerë ose mund ta merrni direkt te bima.

4. Mjalti
=Cfarë ju duhen:
-2 lugë caji mjaltë organik
=Cfarë duhet të bëni?
Merrni pak mjaltë dhe aplikojeni te të djegurat.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Përsëriteni të paktën 3 herë në ditë.
=Pse funksionon kjo?
Të qënit një antibiotik natyral, mjalti ka një balancë pheashi natyral që parandalon të djegurat të infektohen. Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në shërimin e plagëve më shpejt.

5. Pasta e dhëmbëve
=Cfarë ju duhet?
-Pastë e bardhë me mente.
=Cfarë duhet të bëni?
-Pasi keni shpëlarë plagën me ujë të ftohtë, vendosni pak pastë dhëmbësh në të.
-Lëreni për 10-15 minuta përpara se ta lani.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Bëjeni një herë në ditë.
=Pse funksionon?
Pasta ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe qëtëson djegien për shkak të përmbajtjes së mentes.

6. Qese caji
=Cfarë ju duhet?
-2-3 qese të përdorura caji
=Cfarë duhet të bëni?
-Pasi bëni cajin, mbani qeset e përdorura anash.
-Lëreni të qetësohen dhe aplikoni qeset e cajit të nxehta në zonën ku keni djegie.
-Përdorni dicka për të mbajtur qeset e cajit në zonën e prekur për 10-15 minuta.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Bëjeni të paktën 2 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Caji është i pasur në acide tanike që ndihmojnë në shërimin e zonave të prekura. Pasi qeset e cajit janë të afta të lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë djegëse.