Konsumi i arsyeshëm i vitaminave është i shëndetshëm për njerëzit dhe madje u shton atyre disa vite jetë. Por a e kuptoni se si dhe kur duhet t’i marrim ato dhe kur ato janë të rrezikshme për shëndetin tonë?
Sot, do ju tregojmë gjithçka rreth konsumit të vitaminave.
Si të dalloni mungesën e vitaminave?
1) Lëkura
- e thatë dhe e krisur
- plagët e vogla nuk mund të shërohen lehtë
- mavijosje të papritura
2) Thonjtë
- të plogët
- të brishtë
- produktet e kujdesit nuk ndihmojnë
- me pika, vija dhe kreshta
3) Flokët
- Renia e flokeve
- flokë të vrazhdë
- shfaqen thinja
4) Sistemi nervor
- pagjumësi
- depresion pa arsye
- përqendrim i dobët
- mungesa e energjisë dhe ndjenja e apatisë
Por ju nuk keni përse të vraponi në një farmaci nëse vëreni një nga simptomat sepse arsyet mund të jenë absolutisht të ndryshme. Ju duhet më mirë të vizitoni një mjek për të ditur se çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj.
Si ndikon marrja e medikamenteve në absorbimin e vitaminave:
Si mund të kombinohen vitaminat dhe mineralet
Përqendrimi i vitaminave në produkte:
Kur duhet t’i konsumoni vitaminat me kujdes:
Një studim zbuloi se beta-karoteni në pilula rrit rrezikun e kancerit të mushkërive në mesin e duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve.
Vitamina A shton osteoporozën (brishtësinë e indeve të eshtrave) midis njerëzve të moshuar.
Efektet e vitaminave në një organizëm:
VITAMINA A:
Efektet: Ka ndikim ne kocka dhe rritje, rrit rezistencen ndaj infeksioneve te frymemarrjes.
Simptomat e pamjaftueshmërisë: Humbje oreksi, të vjella dhe dhimbje koke.
VITAMINA B12
Efektet: Prodhim i rruazave të kuqe të gjakut, funksionin më i mirë i trurit dhe kujtesës.
Simptomat e mangësisë: Anemi, nevralgji.
Simptomat e tepricës: Lëkurë e irrituar.
VITAMINA C
Efektet: Indet lidhëse, gjendja dentare dhe e imunitetit (shëndeti)
Simptomat e mangësisës: Gjakosje e mishrave të dhëmbëve, imunitet i dobët.
Simptomat e tepricës: Diarre, dëmtim i funksionit të veshkave.
VITAMINA D
Efektet: Ndikon në indet e eshtrave, rregullon balancin e kalciumit dhe fosforit.
Simptomat e mangësisë: Rakit, gërryerje
Simptomat e tepricës: Dhimbje koke, humbje peshe.
Acid Nikotik (AN)
Efektet: Metabolizmi, gjendja e lëkurës.
Simptomat e mangësisë: Humbje e oreksit, dobësim.
Simptomat e tepricës: Kruarje, aritmi.
A kujdeseni ju për shëndetin tuaj? Sa shpesh vizitoheni tek një mjek dhe merrni vitamina? Ndani përvojën tuaj në koment.