Një 59-vjeçar shqiptar po lufton për jetën pasi u qëllua me armë në kokë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fontaniva, Itali.
Sipas mediave italiane, rreth orës 09:30, disa shoferë vunë re një çiklist në tokë dhe menduan se kishte pësuar aksident rrugor.
Pasi në vendin e ngjarjes mbërriti stafi mjekësor, u konstatua se 59-vjeçari, i identifikuar si Fatos Cenaj, kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.
Cenaj u dërgua në spital me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe momentalisht nuk përjashtohet asnjë pistë.
Ndër hipotezat më të besueshme është ajo se autori mund ta ketë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë dashur të provojë një pushkë nga shtëpia e vet dhe aksidentalisht të ketë goditur Cenajn.
Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në zone dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët.