Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Moglicë, Korçë.
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 59-vjeçari ka qenë duke mbledhur çaj kur ka rrëshkitur dhe është rrëzuar.
59-vjeçari vitet e fundit jetonte në kryeqytet, por bashkë me një grup banorësh kishte shkuar për të mbledhur çaj në mal.
Kanë qenë banorët ata që kanë lajëruar policinë, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.