Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina.
Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se viktima njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur.