Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë në Volos.
Një ambulancë ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë pasi ekipet e shpëtimit thjesht konstatuan vdekjen e tij.
55-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte punuar në zonë gjatë viteve të fundit dhe ishte veçanërisht i njohur dhe i dashur në komunitetin lokal.
Sipas mediave greke, 55-vjeçari shqiptar e konsideronte veten përgjegjës për zjarrin që kishte rënë më herët në serën ku ai punonte dhe që kishte shkaktuar dëme prej 10 mijë eurosh.
Menjëherë pas largimit të zjarrfikëseve nga vendi i ngjarjes, shqiptari i ka dhënë fund jetës duke u varur.