VORË- Një 53-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vorë. Mësohet se viktima është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Viktima është identifikuar me inicialet G. K. ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
‘Më datë 22.08.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi G. K., 53 vjeç, banues në Vorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.