500 miliardë dollarë do t’u shpërndahen ‘cash’ familjeve, kryeministri mban premtimin, paketa rekord e stimulimit Covid nga qeveria

Një plan stimulues ishte premtuar me heret nga kryeministri Fumio Kishida gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Qeveria japoneze ka miratuar një paketë rekord stimulimi Covid prej gati 500 miliardë dollarësh – duke përfshirë shpërndarjen direkte të parave për familjet.

Një plan stimulues u premtua nga kryeministri i vendit Fumio Kishida gjatë fushatës së tij zgjedhore muajin e kaluar, por ky është më i madh nga sa kishin parashikuar shumë.

Shumica e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç pritet të marrin rreth 900 dollarë për fëmijë.

Mendohet gjithashtu të ketë mbështetje për bizneset e goditura rëndë nga pandemia, më shumë para për spitalet dhe rritje të pagave për infermierët dhe punonjësit e kujdesit. BBC