5 vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për femrat

Të gjitha vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin normal të trupit. Megjithatë, top pesëshja e mëposhtme përbën ato më të rëndësishmet për shëndetin, vitalitetin dhe bukurinë e femrave.

Vitamina e rinisë = vitamina E

Ky antioksidues i fuqishëm është i njohur për efektin e tij jashtëzakonisht pozitiv në shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Veprimi efektiv antioksidues mbron lëkurën dhe organizmin në tërësi nga efektet e dëmshme të stresit oksidativ, duke e ndalur plakjen dhe zhvillimin e parakohshëm të sëmundjeve. Për femrat kjo është e rëndësishme sepse ka një efekt pozitiv mbi problemet menstruale, si dhe uljen e kolesterolit.

Vitamina e diellit = vitamina D

Sasia më e madhe e kësaj vitamine të nevojshme për jetën merret me anë të sintezës në lëkurë nga rrezet e diellit. Sot, në një kohë kur shumicën e vitit e kalojmë në ambient të mbyllur, sidomos në dimër kur natyrisht ka shumë më pak diell, vitamina D bëhet një nga vitaminat deficite të popullsisë njerëzore. Vitamina D rrit absorbimin e kalciumit dhe në këtë mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në rritjen e densitetit të kockave dhe parandalimin e osteoporozës, veçanërisht të theksuar në mesin e femrave, shkruan Zëri.

Vitamina për energji = kompleksi i vitaminave B

Kompleksi i vitaminave B përbëhet nga 8 vitaminave të përfshira në mbi 300 reaksione enzimatike në trupin tonë. Shumica e vitaminave B ndikojnë në rritjen e energjisë dhe mirëqenies, gjumë të mirë dhe një oreks të shëndetshëm, si dhe disa janë veçanërisht të rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë, të tilla si vitamina B9 (acidi folik). Femrat preferojnë kompleksin e vitaminave B pasi ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen dhe forcimin e flokëve dhe thonjve, si dhe shëndetin dhe bukurinë e lëkurës (sidomos biotina e njohur edhe si vitamina e lëkurës).

Minerali për forcë = hekuri

Një nga mineralet më të rëndësishme në trupin tonë, është veçanërisht i rëndësishëm në fazën e riprodhimit të jetës së një gruaje, por edhe pas saj. Roli i tij kryesor është për të ndërtuar qelizat e kuqe të gjakut që furnizojnë organet vitale dhe indet me oksigjen, kurse një tregues i parë i mangësisë së hekurit është lodhja konstante dhe mungesa e energjisë. Prandaj, mungesa e hekurit, e cila ndodh më shpesh tek femrat për shkak të të ushqyerit joadekuat, dietës vegjetariane apo gjakderdhjes së rëndë menstruale, shpesh çon në anemi.

Minerali për lëkurë të bukur = zinku

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm në trupin e femrës sepse ka efekt pozitiv në rritjen e flokëve dhe pamjen e lëkurës dhe thonjve. Shumë probleme të lëkurës të tilla si puçrra fytyre, dermatit, etj, thonjtë e brishtë me njolla të bardha janë rezultat i mungesës së zinkut në trup.