Është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht nishanet tuaja – pasi çdo ndryshim në lëkurën tuaj mund të tregojë probleme shëndetësore. Kanceri i lëkurës është një nga kanceret më të zakonshëm.
Themeluesi i London Doctors Clinic, na tha: “Nishanet janë njolla me ngjyrë në lëkurë të përbëra nga qeliza që prodhojnë një pigment në lëkurën tuaj. Shumica e nishaneve janë jo kancerogjene (beninje), por ka disa raste ku ato mund të zhvillohen në melanoma.
Melanoma fillimisht mund të shfaqet si një njollë e errët e cila nuk ishte e pranishme më parë dhe është rritur në madhësi. Por mund të jetë gjithashtu një nishan ekzistues që është rritur në madhësi ose ka ndryshuar formën a ngjyrën.
Si ta dalloni melanomën?
Dr Rankin rekomandon rregullin ABCDE i cili shkon si më poshtë:
A është për asimetri – kur dy gjysmat e nishanit tuaj nuk duken njësoj
B është për Border – nëse ndonjë nga skajet është i thyer ose duket i parregullt
C është për ngjyrën – nëse nishani juaj ka ngjyra të ndryshme
D është për diametrin – mund t’ju duhet vizorja për të parë nëse nishani është më i madh se 6 milimetra
E është për rritje ose zmadhimin – a kanë ndryshuar nishanet tuaja në madhësi ose strukturë?
Faktorë të tjerë për t’u kujdesur janë:
– një plagë që nuk shërohet
– nëse pigmenti rreth njollës/nishanit përhapet në lëkurën përreth tij
– ënjtje ose skuqje përtej kufirit të nishanit
– nëse nishani fillon të krijojë kruarje, ndjeshmëri ose dhimbje
– nëse sipërfaqja e nishanit fillon të rrjedhë, ose papritur shfaqet një gungë
Si të reduktoni rrezikun që nishanet të bëhen kancerogjene
Faqja e internetit e NHS thotë: “Drita UV nga dielli mund të rrisë mundësinë që një nishan të bëhet kancerogjene. Gjithashtu rekomandohet:
Qëndrimi në hije ndërmjet orës 11:00 dhe 15:00, kur rrezet e diellit janë më të forta
Mbulimi i lëkurës me rroba – vishni kapele dhe syze dielli nëse keni nishane në fytyrë
Aplikoni rregullisht një krem kundër diellit me faktor të lartë (minimumi SPF 30) dhe aplikojeni përsëri pas notit
Shmangia e solareve pasi ato përdorin rrezet UV. Shiko.news